Driton Selmanaj u kundërpërgjigjet krerëve të LDK-së

Zëvendëskryeministri në detyrë dhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj u është kundëpërgjigjur udhëheqësve të partisë, të cilët reguan atij pas deklaratës se kryetari i ri, Lumir Abdixhiku po bën “turr e vrap” për t’u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin.

Selmanaj ka thënë se ata që i reguan nuk janë në të vërtetë gjeneratë e re reformatore e partisë, por sipas tij, ata kanë përgjegjësi për humbjen e 50% të elektoratit të LDK-së.

“Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së. Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së. Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!.Kjo kohë ka kaluar!… LDK”, ka shkruar Selmanaj.