Plumba nga vetura mbi dy shqiptarë në Volfsburg të Gjermanisë: Një i vdekur dhe një në gjendje të rëndë

Ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Volfsburg të Gjermanisë. Sipas gazetës BILD, nga një veturë është qëlluar mbi dy persona, 30 dhe 31 vjeç, e që të dy janë shqiptarë.

Zëdhënësi i policisë tha se viktimat u gjetën në një pellg gjaku. Ai tha se të dy janë shqiptarë. Gjatë natës, 30 vjeçari ka ndërruar jetë, kurse 31-vjeçari është në gjendje të rëndë.

Një dëshmitar tha për BILD se viktimat ishin në këmbë, kur u qëlluan nga një makinë në lëvizje. “Dëgjova gjashtë krisma,” thotë ai.

Hetuesit thonë se për momentin ngjarja është shumë e paqartë. “Po hetojmë në të gjitha drejtimet,” tha një hetues./Fokusi.info/

Shkrimi në origjinal