Duda Balje ishte deputetja e vetme që insistoi për ta çuar në kushtetuese Gjykatën Speciale

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK’së, Faton Klinaku.

Klinaku ka diskutuar tema të ndryshme ne theks të vecantë, pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë Kurti, pakënaqësi të cilat mund të manifestohen me protesta.

Pakënaqësitë me Qeverinë Kurti ka vazhduar të i shprehë edhe në këtë intervistë duke theksuar se kjo qeveri ka mundur ta zhbëj Gjykatën Speciale.

“Opinioni publik mendon që Qeveria është kundër Gjykatës Speciale por nuk është e vërtetë sepse po të ishin kundër këta do ta zhbënin këtë gjykatë. Me një ligj e rregullojnë, por nuk po duan sepse po iu rrezikohet apo po i frikësohen humbjes së pushtetit nuk e di. Kjo gjykatë e ka shkelur edhe Kushtetutën, sepse mandatin e ka pasur 5 vjecar, nuk mund të thuhet ndryshe sepse po ta dërgonte Vjosa Osmani për interpretim mandatin e Gjykatës Speciale, tek Gjykata jonë Kushtetuese, por nuk kanë gatishmëri që të bëjnë dicka. Këta vetëm për opinionin publik e akuzojnë njëri tjetrin, ndërsa faktikisht të gjithë janë për vazhdimin e mandatit të saj. “ theksoi ai.

Klinaku ka treguar detaje të takimeve me Qeverinë por edhe me partitë opozitare dhe me pakicat, rreth cështjes së dërgimit të mandatit të Gjykatës Speciale, në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Sipas tij të gjithë deputetët “e kanë refuzuar”, e vetmja ishte Duda Balje në përkrahje të kësaj iniciative.

“Ne kemi pasur insistim për ta dërguar këtë cështje në Gjykatë Kushtetuese, u takuam me subjekte politike me LDK-në, LVV-në jo sepse nuk kanë pranuar të takohen, jemi takuar me PDK-në, AAK-në, NISMA-n, jemi takuar edhe me pakicat jo serbët por të tjerët, për ta nisur procedurën, më vjen keq vetëm Duda Balje nuk ka lëshuar pe, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese mandatin e Speciales ishte ajo.” përfundoi Klinaku.