Duka tregon pse zgjodhi Edy Rejan për trajner të Shqipërisë

Eksperiencë e madhe e Edy Rejat mbetet një nga arsyet e forta që Armando Duka ka vendosur për trajnerin italian.

Ish trajneri i Napolit dhe Lazios sot (e mërkurë) është prezantuar si trajner i Kombëtares Shqiptare.

Para gazetarëve, me Edy Rejan është paraqitur edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Presidenti Duka duke folur para gazetarëve, ka thënë se me Rejën, Shqipëria ka bërë zgjedhjen më të mirë.

“Mendoj se kemi bërë më të mirën. Pasi të përfundoj do të shohim nëse kemi bërë mirë apo keq”, ka deklaruar Duka, përcjell ‘lajmi.net’.

“Një trajner me eksperiencë, besoj se do të japi atë që ka nevojë ekipi ynë. Kemi lojtarë cilësorë. Kanë nevojë për një ekspertizë, për një motiv dhe besoj se Reja i ka cilësitë për ta bërë këtë”.