“Duket si një dinosaur”: Njerëzit u ‘shtangën’ kur kuptuan se sa e madhe mund të jetë kjo kafshë!

Shumë përdorues në mediat sociale nuk mund të mos mrekulloheshin me faktin se sa i madh mund të jetë një “dre brilopatë”, pasi një video e njërit prej tyre u bë virale në Twitter.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të bëra në Alaskë disa vjet më parë, u bënë përsëri virale pasi u postuan në Twitter, ku shumë përsëri shprehën habinë për madhësinë e kafshës.

Disa shkruanin se në një përplasje me një makinë, automjeti do të kalonte me dëmtime më të mëdha, ndërsa të tjerët, si zakonisht, filluan me shaka.

https://twitter.com/unknownvegan_/status/1398692680536838146?s=20

“Wow, po ky duket si një dinozaur”, shkruajti njëri nga ata.