Durrës, gjendet e mbytur në breg të detit një 70-vjeçare.

Një grua ende e paidentifikuar, e moshës rreth 70 vjeç, u gjet e mbytur në plazhin e Durrësit. Sipas policisë, gruaja u gjet në lagjen numër 13, 200 m larg Urës së Dajlanit.

Policia e qytetit bregdetar bën edhe një përshkrim të gruas, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.

Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune – thotë policia teksa shton se po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

Shqiptarja.com