Zeka për dyshimet e manipulimit të votave: Është njësoj sikur me të thanë pse po ha bukë

Ish-deputeti Milaim Zeka është përfshirë në debatin e fundit lidhur me dyshimet për manipulim të votave në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Zeka në Facebook ka thënë se në Kosovë me ngrit akuza për manipulim të votave është njëjtë sikur me e bërë pyetjen “Pse po ha bukë?”.

Postimi i plotë:

Me akuzu ne Kosove per vjedhje votash, eshte njesoj sikur me te thane pse po ha buk?!
Vjedheja votave ne Kosove eshte aqe normale, saqe askush nuk e quan lajm. Per keto hajni kam fole ne parlament e neper media. Jo vetem hajnia, po edhe ai helmi qe u hodhe ne Qendren e Numerimit te Votave, ka qene i kurdisur, dhe shume i qellimshem.
Hajnite e votave ka vite qe ndodhin me shume brenda partive politike. Krejte kjo kurdisje behet nga kryetaret e partive, me nja dy-tre njereze te besueshem, te cilet u fusin ne xhep komisionereve nga nje duq me pare, edhe ec babe.

Personalisht do me vinte turp me u ba deputet me vota te vjedhura, ama ky nocion, nuk ekziston te ne. Psh: po te njihej nocioni i turpit, shumica e deputeteve as nuk do duhej te hynin neper lista, duke pasur per baze njemije e nje rrethana te tjera.

Une mendoje qe Meliza Haradinaj eshte bere kurban i nje fenomeni qe ka mbeshtetje nga çdo parti politike. Kurr nuk ka thene kush mos vidhni, po vidhni, ama kujdes…!
Shpresoje qe ky debat mediatik do te kaloje tek institucionet e vendit, per reformimin komplet te sistemit zgjedhor.