Dy boksierë kosovar në “Grand Prix” të Zagrebit

Dy boksier kosovarë pritet që të marrin pjesë në “Grand Prix” të boksit në Zagreb që do të mbahet prej 7-11 tetor.

Donjeta Sadiku, e cila është kandidate për normë olimpike “Tokio 2020” pritet që të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë në kategorinë e femrave.

Në anën tjetër, Besart Pireva do të garojë në kategorinë deri në 82 kilogramë.

Kjo pritet që të jetë gara e parë për boksin që prej që u përhap pandemia COVID-19.

Kujtojmë që Pireva nuk ka nevojë për bursë olimpike pasi që ai është bursist olimpik i KOK-ut./GazetaExpress/