Pas një ndeshje spektakolare me gjashtë gola, Sheffield dhe Manchester UTD ndajnë pikët (Video)

Sheffield United dhe Manchester United kanë dhuruar ndeshje spektakolare me gjashtë gola.

‘Djajtë e Kuq’ barazuan 3-3, në një ndeshje absolutisht të jashtëzakonshme.

Vendasit ishin në epërsi të dy golave me John Fleck (19’) dhe Lys Mousset (52’).

Por skuadra e Solsjkjaer dhuroi një përmbysje të jashtëzakonshme brenda gjashtë minutave.

Talentët Brandon Williams (72’) dhe Mason Greenwood (77’) barazuan shifrat para se Marcus Rashford (79’) të realizonte për 2-3.

Kur mendohej se tre pikët do t’i shkonin mysafirëve, në skenë doli Oliver McBurnie (90+1’) që vulosi rezultatin final 3-3.

Sheffield United mban pozitën e gjashtë me 18 pikë, kurse Man Utd në vendin e 9 me një pikë më pak.

https://www.youtube.com/watch?v=grobblIgi0k