Dy mijë e 330 raste aktive me COVID-19

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, edhe dy mijë e 330 raste janë aktive me koronavirus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar 56 raste të reja, katër viktima dhe 281 pacientë të shëruar.

Po ashtu gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 14 mijë e 149 vaksina kundër virusit korona.