Dy policë të vdekur, disa të plagosur/ Operacioni anti-drogë kthehet në masakër mes oficerëve të infiltruar

Dy oficerë policie në Filipine kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë plagosur në një betejë me armë me agjentë federalë të anti-drogës, gjatë një operacioni të fshehtë që shkoi si mos më keq, njoftonin mediat shtetërore të vendit.

Dy oficerët e Policisë Kombëtare u përballën me armë me agjentë të njësisë anti-drogë në Quezon të mërkurën mbrëma, por në operacionin e infiltrimit për kapjen e trafikantëve, të dyja palët duket se rezultuan policë, të maskuar si bleres apo shites drogash.

Rrethanat e sakta të shkëmbimi i zjarrit ende nuk janë qartësuar dhe autoritetet e dy agjencive të rendit kanë nisur hetime paralele.

“Deri tani, ajo që është e qartë … është se njësia e policisë po kryente një operacion ligjitim,” tha zëdhënësi i Policise Kombetare, Derrick Carreon.

“Do të vazhdojmë të hetojmë dokumentet, por prioriteti tani është kujdesja për të plagosurit,” shtoi Carreon said.

Zëdhënësi i njësisë anti-drogë Brig. Gjen. Ildebrandi Usana tha se incidenti, “megjithse ishte i rëndë nuk do të ndikojë në bashkëpunimin dhe koordinimin mes dy njësive të rendit dhe përkushtimin e tyre në luftën ndaj drogave”.

Presidenti filipinas Rodrigo Duterte ka udhëhequr atë që njihet si “lufta ndaj drogave” qe prej ardhjes ne pushtet ne 2016. Por fushata e ashpër është kritikuar shpesh dorën e hekurt dhe mosdiferencimin mes fajtorëve  dhe përsonave të pafajshëm.

Top Channel