Dy Qeveritë do të mblidhen në Tiranë

Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy Qeverive në Pejë do t’i bëjë bashkë disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe ministrisë së Shqipërisë.

Ky takim është thirrur nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në cilësinë e koordinatorit kombëtar të dy Qeverive. Mbledhja do të mbahet në Tiranë.

Nga Qeveria e Kosovës do të jenë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Nga Qeveria e Shqipërisë në mbledhje do të marrin pjesë, Erion Braçe, zv/kryeministër i Shqipërisë, Sandër Lleshaj ministër i Brendshëm, Anila Demaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri.