Dy të lënduar në një aksident në Bellanicë të Malishevës

Të dielën rreth orës 15:15 në fshatin Bellanicë të Malishevës ka ndodhur një aksident trafiku.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime.

“Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Elezaj.

Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Lini një Përgjigje