E shkeli për vdekje gruan në Fushë Kosovë, arrestohet vozitësi i kamionit

Dje u njoftua për vdekjen e një gruaje të moshuar në Fushë Kosovë, pasi u godit nga një kamion.

Në raportin e Policisë së Kosovës, tregohet se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi është goditur nga një kamion. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit i dyshuari kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.” – shkruhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.