Dy të lënduar në një aksident në Vushtrri

Një aksident ka ndodhur sot pasdite në Vushtrri, ku janë lënduar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Rreth orës 15:00 një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, zona Vushtrri. Si pasojë e lëndimeve dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura”- tha Zahiti.