Dy të rinj përdorin armën në shëtitore/ Plumbat bien mbi makinat e parkuara

Sherri mes dy të rinjve në Lushnje ka përfunduar në përdorimin e armëve, por fatmirësisht pa shënuar të lënduar.

Dy të rinj janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin, më tej janë nxjerrë armët ku nga të shtënat, plumbat kanë kapur dy automjete të parkuara aty pranë.

Ngjarja ndodhi këtë mbrëmje rreth orës 22:15 në një zonë mjaft të frekuentuar në shëtitoren e hyrjes veriore të Lushnjes. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes  dhe ka ngritur postblloqe për të kapur personat e konfrontuar me armë.

Shqiptarja.com