“Albin Kurti kaloi nga ‘Isë, Isë, argat i Serbisë’ në ‘Isë, Isë, profesor”

Ish deputeti i PSD-së Faton Topalli, ka komentuar Lëvizjen Vetëvendosje përderisa ka hedhur akuza në drejtim të kreut të saj, Albin Kurtit.

Sipas Topallit mes tyre asnjëherë nuk kishte probleme personale, mirëpo nuk kishte pajtueshmëri rreth qëndrimeve të tyre politike.

“Gjate rrugëtimit ai ka ndryshuar qëndrimet, ndërsa unë po e them vetëm këtë – nga “Isë, Isë, argat i Serbisë” pastaj “Isë, Isë profesor”, i shkon në shtëpi dhe e viziton ndërsa i ka hedhur edhe gaz lotsjellës edhe sprej”.

“Mendoj që Kurti nuk është fare parimor në politikat e tij. Ai ka ndryshuar gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik”.

Topalli në Magazina Zgjedhore gjithashtu tha se Vetëvendosje nga një parti e majtë është shndërruar në “strehë për ekstremistët e majtë dhe ekstremistët e djathtë” dhe se në bazën e saj nuk ka më vlera të mirëfillta.