Dy të vdekur dhe 224 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e infektimit me koronavirus.

Sipas MSH-së nga 942 testime të bëra, 224 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus apo 23.77 për qind e të testuarve.

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 191 raste aktive me Covid-19.