Paralajmëron Stano: Nëse palët nuk zbatojnë marrëveshjet për të cilat kanë rëndë dakord, do të ketë pasoja të rënda

Bashkimi Evropian ka njoftuar se nuk dëshiron të komentojë paralajmërimet e Serbisë se do të punojë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka bërë thirrje dje Qeverisë së Serbisë që të formojë një grup të posaçëm që do të punojë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në pyetjen nëse Serbia, duke kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkel Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të vitit 2004, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është përgjigjur.

“Nuk dua të komentoj atë që u tha për atë që dëshiron të bëjë presidenti Vuçiq. Mund të përsëris se, bazuar në pritjet e Bashkimit Evropian, edhe Serbia edhe Kosova, pa vonesa të mëtejshme, duhet të fillojnë zbatimin e marrëveshjes për të cilën kanë rënë dakord. Për më shumë se një vit në Ohër, kjo ka një rëndësi të madhe. Kur bëhet fjalë për Këshillin e Evropës, çështjet e anëtarësimit i përkasin Këshillit të Evropës”, tha Stano.

Ai përsëriti thirrjet e BE-së që Kosova dhe Serbia të fokusohen urgjentisht në zbatimin e marrëveshjes dhe, sipas tij, t’ia komunikojnë këtë palëve të bllokut.

“Nëse ata dështojnë ose nëse vazhdojnë të mos zbatojnë atë për të cilën ranë dakord, do të ketë pasoja të rënda. Këto pasoja lidhen me integrimin e tyre në BE,” tha Stano.

Lini një Përgjigje