Dy vëllezër rrahen për pronë në Prishtinë: Babai i lajmëron në polici

Një person nga Prishtina ka lajmëruar në polici dy djemtë e tij, të cilët janë rrahur për shkak të pronës.

Rasti ka ndodhur dje pas mesnate.

Ankuesi në Polici ka njoftuar se pas përleshjes, të dy djemtë e tij kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dy djemtë e tij janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.