Dyshohet për mjet shpërthyes në qendër të Prishtinës

Në rrugën “Luan Haradinaj”, në afërsi të Stacionit të Policisë Qendra në Prishtinë, po dyshohet për një mjet shpërthyes.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë rast.

Momentalisht kjo rrugë është e bllokuar për qarkullim dhe njësitet e Policisë janë në vend të ngjarjes.