Dyshohet për sulm terrorist në Vjenë, ka edhe të vdekur

Të shtëna më armë janë raportuar në qendër të Vjenës pranë sinagogës Seitenstettengasse.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe sipas mediave vendase ka 1 viktimë dhe disa të plagosur.

Policia në Vjenë ka konfirmuar se po i përgjigjet një incidenti në qendër të qytetit.

“Urgjente! Aktualisht ka një operacion të madh policor në InnerenStadt. Aktualisht janë duke u mbledhur informacione më të sakta. Sapo të kemi më shumë detaje, do t’i zbulojmë”, shkroi policia në një postim.

Një prej atentatorëve është qëlluar për vdekje nga policia, ndërsa një tjetër është arratisur.

Mes të plagosurve është një agjent policie i cili është në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihet asgjë e saktë mbi atë çfarë ka ndodhur, por policia tha se të gjitha forcat në dispozicion janë vendosur në zonë.

https://youtu.be/_5QumnVRXcA

https://twitter.com/i/status/1323358443110047745

https://twitter.com/i/status/1323364844528144384