Dyshohet për therje me thikë dhe të shtëna me armë në një kafiteri në Mitrovicë

Pak çaste më parë në një kafiteri në qytetin e Mitrovicës, dyshohet të ketë ndodhur një incident me pasoja fizike.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Jepi Zë, se në një perleshje mes të rinjëve është përdorur thika, dhe është ndëgjuar edhe e shtëna me armë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.

Ndryshe kohëve të fundit në Mitrovicë dhe gjithë vendin janë rritur rastet e dhunës fizike mes të rinjëve dhe të rejave.