Gjendet i varur në pemë një 50-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Libohovë, ku një 50-vjeçar është gjetur i varur në pemë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nepravishtë, ku 50-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës. Sipas policisë dyshohet se rasti është vetëvarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.03.2022, rreth orës 17:00, në fshatin Nepravishtë, Libohovë, në një pemë, është gjetur nga banorët e fshatit, i vetëvarur shtetasi L. Dh., 50 vjeç, banues në Libohovë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.