Dyshohet se një 25 vjeçare ka kryer vetëvrasje në Prishtinë

Një 25 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje në Prishtinë më konkretisht në rrugën “Lekë Dukagjini”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili u shpreh se së bashku me prokurorinë janë duke e hetuar rastin e që elementet e para të shpien drejt vetëvrasjes.

“Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 25 vjeç”, tha ai.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha ai.