Dyshohet se një i ri ka rënë nga ndërtesa në Prishtinë

Mesditën e sotme në lagjen “Emshir”, konkretisht në rrugën “Shefqet Shkupi” në Prishtinë, një 28 vjeçar dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se një person rreth moshës 28 vjeç ka rënë nga kati i një kompleksi banesor.

Sipas tyre, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e mara.

Policia ende nuk e ka konfirmuar rastin.