Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e diel, 28 prill dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Mbahet gara automobilistike “Drag Race 2019”. (Pista e vjetër të Aeroportit në Sllatinë, ora 10:30)

Filharmonia e Kosovës dhe Chopin Piano Fest mbajnë konferencë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 14:00)

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, në bashkëpunim me Chopin Piano Fest, mbanë koncert. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 20:00)