E bëjnë të miturin për spital, arrestohen dy persona në Gjilan

Policia ka arrestuar në Gjilan dy persona të cilët dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një djalë të mitur.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Abdullah Presheva” në Gjilan, ku të dyshuarit, njëri prej tyre i mitur, pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën po ashtu të mitur.

“Dyshohet se rasti ka ndodhur pasi që të dyshuarit kanë pasur një mosmarrëveshjen më herët me viktimën. Gjatë rrahjes i dyshuari e kishte goditur viktimën me mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Viktima është dërguar në emergjencën e spitalit në Gjilan dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, theksohet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin prokurori kujdestar ka lëshuar vendim mbi ndalimin e të dyshuarve, të cilët janë dërguar në mbajtje.