E dhimbshme: Dje u varros i biri, vdes edhe nëna e veteranit të UÇK-së

Më 7 mars 2020 vdiq ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Hoti.

Ai u varros dje në orën 15:00 në varrezat e lagjes “Hoti”, në Jashanicë të Klinës.

Nga dhimbja e madhe për të birin, ka ndërruar jetë edhe nëna e Xhavitit, Qamile Hoti.

Ajo ka vdekur mbrëmë, ndërsa varrimi i saj do të bëhet sot në orën 15:00 pranë djalit të saj./Fokusi.info/