E dhimbshme: Humb jetën në moshë të re, Adonita Kadriaj

Ka humbur jetën në një aksident trafiku Adonita Kadriaj.

Njoftimin e ka bërë të ditur shoku i saj, përmes një postimi në Facebook.

“Mbeta i shtangur nga lajmi, se Adonita Kadriaj paska ndërruar jetë, mbrëmë, aksidentalisht, në këtë moshë kaq të re.” ka shkruar ai.

Ai tha se Adonita ishte studente e dalluar.

Postimi i plotë:

Mbeta i shtangur nga lajmi, se Adonita Kadriaj paska ndërruar jetë, mbrëmë, aksidentalisht, në këtë moshë kaq të re. Ende nuk po mund ta pranoj. Ajo kishte ëndrra, por ju ndërpren, Ajo kishte talent, por s’mundi ta shfaq, Ishte studente e dalluar!

Ngushëllime familjes, miqve, shokëve e shoqëve të Adonitës, e shpirti i saj pushoftë në parajsë!