Dreshaj i AAK-së: Vazhdon kapja e shtetit dhe mashtrimi i vendit

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, në një shkrim në profilin e tij në Facebook, ka listuar një sërë dështimesh të qeverisë. Ai ka akuzuar qeverinë për qasje populiste dhe për rrezikim të të gjitha të arriturave si shtet.

Dreshaj ka shkruar se Kosova është amanet ndër breza, askush nuk e ka të drejtën që ta rrezikojë këtë, pa marrë parasysh mbeshtetjen momentale në votë.

Shkrimi i plotë:

Vazhdon kapja e shtetit dhe mashtrimi i vendit
Deri kur më! Aferë pas afere si në rangun ndërkombtar e poshtu edhe vendor. Arsimi fillor pa tekste shkollore, arsimi i lartë me kushtëzime politike për poste menaxheriale dhe programe të pa akredituara, shëndetësia përkundër buxhetit të dyfishuar me probleme të njëjta, ekonomia si mos më keq, siguria me afera e dorëheqje.
Asnjë njohje, sanksione nga miqtë e dëshmuar ndërkombëtar, heshtje nga asnjënësit, tërbim i armiqëve tanë, e së fundi edhe aferat me narkotikë e rezerva shtetërore.

Numri i lindjeve në vend bie në mënyrë rapide, numri shkollarëve të mesëm që ikin në menyrë masive nga vendi e nuk vazhdojnë studimet, profesionistët shëndetësorë dhe te tjerët në ikje masive nga vendi.
Vendi po zbrazet nga murtaja e bardhë, ikja e të pregatiturve dhe e të diturëve pa shpresë për të nesërmen, programi social askund, pagat haj medet, pensionistët në mëshirën e fatit, strehimoret për të moshuarit vetem në letër, ministra me shkelje të vendimeve të kushtetueses, ministra të tjerë me procese aktive gjyqësore që vazhdojnë menaxhimin e vendit.

A thua Mendësia totalitare levantinobolshevike, mospranimi i forcës së argumentit madje edhe kur kushtetuesja është pro, a thua a janë fakte të mjaftuara që të arsyetohet ky keq menaxhim i vendit, në emër të një të kaluarje të akuzuar dhe të ndëshkuar me votë vendore.
Kosovarë kthjelluni, ndërprisni amullinë, pa shpresën dhe armiqësinë me miq.
Zgjedhja nuk bëhet me frikacak, me mashtrues, vetëpromovues, të padëshmuar dhe me vlera të diskutueshme. Poashtu as me voten kundër, duke vër në rrezik vetën, vendin dhe të nesërmën.

Nuk është zgjidhje mendësia: “për inat të resë me vdekt djali”!. Kjo mendësi na ka lënë këtu ku jemi, si shoqëri e si vend. Eksperimenti i padëshmuar në fakte është avanturë, shpesh e keqe, e dëmshme, e madje edhe të pariparuara. Ketë kosto e paguajnë brezat e ardhshëm. Promovoni dhe votoni të diturit, të guximshit, të dëshmuarit, ata që dijn dhe ja dojnë të mirën vendit. Promovoni dhe votoni individin pozitiv dhe me vlera të dëshmuara.

Kosova është amanet ndër breza, askush nuk e ka të drejtën qe ta rrezikoj ketë, pa marr parasyshë mbeshtetjen momentale në votë.

Të shpetojmë çka mund të shpëtohet. Sot o kurrë, nesër është vonë!