E dhimbshme: Ishte brenda derisa u djeg shtëpia, vdes 85 vjeçari në Malishevë

Ka vdekur një 85 vjeçar në Malishevë, pasi i njëjti kishte mbetur brenda në shtëpi, e cila ishte djegur pas mesnate në Malishevë.

Njoftimi i plotë:

Më datë 19.12.2020 rreth ores 03:30 minuta te mengjesit te sotem përmes telefonit është informuar Stacioni policor – Malishevë se në rrugën ,,Ali Podrimja’’ në Malishevë, është duke u djegur një shtëpi banimi.

Patrulla e policisë ka dalë ne vendin e ngjarjes ku aty kishin arritur dhe zjarrfikësit, dhe kanë marr të gjitha veprimet për shuarjen e zjarrit dhe largimin e një personi i cili kishte mbetur brenda, ku me emergjencë është dërguar në QKMF-Malishevë. Sipas mjekut kujdestar viktima është sjellë pa shenja jete në emergjencë.

Shakatari i zjarrit për momentin nuk dihet dhe si pasoj e zjarrit janë djegur tri katet e shtëpisë.

Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësit relevante si dhe njësia e hetimeve rajonale e cila ka dal në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin, është kontaktuar prokurori i shtetit dhe me urdhër tij trupi i pajetë dërgohet për obduksion ne IML-e Prishtinë. Viktima eshte e datelindjes 1935.