E dhimbshme: Pak javë para vdekjes, Florijana ishte shpallur “Ambasadore e Luginës së Preshevës”

Trupi i pajetë i Florijana Ismailit, e cila është shpallur e zhdukur që nga e shtuna pasdite kur me një kolege të sajën kishin dalë për të lundruar dhe notuar në Liqenin Como në Itali, është gjetur pasditen e sotme.

E lindur në Aarberg në Kantonin e Bernës dhe me origjinë nga Presheva, Floriana ishte futbollistja e vetme me rrënjë shqiptare që luante për Zvicrën.

Vetëm disa javë më parë, përkatësisht më 16 qershor vendi prej kah vjen, Presheva e kishte shpallur “Ambasadore të Luginës”, për çka Florjana në rrjetet sociale kishte shkruar se ndihet shumë e lumtur për një respekt të tillë nga vendi prej nga vinte, shkruan Reporteri.net.

“KKSH me dhuroi Titullin Ambasadore e Luginës, edhe pse isha e vetmja femër, vendi im nuk më harroi! Falënderimi i takon z. Ragmi Mustafa dhe z.Enkel Rexhepi që më mundësoi ta kem një shenjë respekti nga Lugina. Nder i veçantë për këtë titull”, kishte shkruar futbollistja me këtë rast.