Rama shpërblen personelin mjeksor që lufton koronavirusin

Qeveria shqiptare në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, datës 6 maj ka marrë vendimin për të ofruar shpërblim për personelin në instiuticonet e përkujdjes rezidenciale publike, të cialt janë në varësi të Ministrisë ose Bashkive.

Shpërblimi do të jetë në masën në masën 55 000 (450 eu) lekë të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19.

Sipas vendimit, shpërblimin e përfitojnë punonjësit që janë caktuar nga drejtuesi i institucionit për të punuar përtej kushteve normale të punës, me qëllim parandalimin e infektimit nga COVID-19 të atyre që përfitojnë shërbimin e përkujdesjes sociale.

Lista emërore e personelit, përfshirë ditët e angazhimit, sipas vendimit, miratohet çdo muaj me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Social Shtetëror.