E harrojnë brenda, pasi e zuri gjumi 30 minuta para se aeroplani të ulej

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit Quebec-Toronto.

E themi këtë, pasi një grua është zgjuar brenda një avioni në të cilin nuk kishte asnjëri.

E ditur bëhet se gruan në fjalë e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit.

Emri i saj është Tiffani Adams. Ajo ka treguar se i kishte zënë paniku kur nuk kishte parë asnjëri në avion.

Po ashtu ajo ka thënë se e kishte zënë gjumi 30 minutat e fundit të fluturimit dhe se askush nuk e kishte zgjuar, kur kishin mbërritur në destinacion.

Dhe, kur u zgjua ajo e gjeti veten brenda një avioni të mbyllur në parkingun e aeroportit.

Më e keqja ishte se asaj i kishte mbaruar edhe bateria në celular. Për të kërkuar ndihmë, ajo kishte përdorur një elektrik dore.

Por, as kjo gjë nuk ka funksionuar shumë. Vetëm disa orë më pas ajo u pikas më vonë nga një punonjës i që po transportonte valixhet.

Gruaja ka mbetur shumë e pakënaqur me kompaninë ajrore ‘’Air Canada’’. Gjithashtu ajo ka thënë se nuk e kupton se si e harruan në avion.

Burimi: Mirror| Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania