E konfirmon ambasada: Vetura në Lepenc është nxjerrë me trupat e pajetë në të

Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se është nxjerrë vetura me trupat e pajetë e cila përfundoi dje në lumin Lepenc si shkak i një aksidenti.

Në njoftimin e ambasadës shprehet ngushëllim për tragjedinë, si dhe falënderohen institucionet e përfshira në rast.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se pas një pune intenzive ekipet e kërkim-shpëtimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë arritur ta lokalizojnë veturën në lumin Lepenc ku pas shumë përpjekjeve është arritur nxerrja e veturës, me trupat e pajetë në të. Ambasada e Kosovës në Shkup shpreh ngushëllimet e saja të thella për këtë tragjedi. Njëherit shprehim falenderim për të gjitha institucionet e përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftim.