E konfirmon Kurti: Sikurse liderët e kaluar, edhe ne do të takohemi me politikanët serbë nëpër tryeza

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar se edhe Qeveria që ai e drejton do të zhvillojë takime të vazhdueshme me liderët serbë sikurse paraardhësit e tij.

Kështu ka deklaruar ai në një intervistë sot për Zërin e Amerikës, ku ndër të tjera theksoi se bisedimet me Serbinë nuk janë ndalur asnjëherë.

“Bisedimet nuk janë ndalur asnjëherë, liderët kosovarë janë takuar në tryeza me ata të Serbisë. Kjo do të vazhdojë edhe me Qeverinë e re”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka paralajmëruar edhe bisedimet me Serbinë, me një ekip të drejtuar nga vet ai.

“Unë nuk jam që do të vonohemi, por as të ngutemi. Unë do të krijoj ekipin tim për negociata, edhe në aspektin politik edhe atë profesional. Ndërkohë do t’i trajtojmë cështjet e atyre negociatave të kaluara me Serbinë”, tha Kurti.