Gjenerali Clark i bën thirrje NATO-s: Kosova duhet të jetë anëtare sa më shpejtë

Gjenerali amerikan Clark, miku i madh i shqiptarëve i ka bërë thirrje NATO-s ta pranojë Kosovën.

Ai ka shtuar se një gjë e tillë duhet të ndodh sa më shpejtë.

Gjenerali poshtu i ka bërë ftesë edhe vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë sepse agresioni mund ta rrezikojë vendin tonë.

“Duke njohur Kosovën, mbrohet sistemi ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara i rrezikuar aktualisht nga agresioni i Rusisë në Ukrainë” ka thënë Clark në një intervistë.

Gjeneral Clark në Kosovë nga shumëkush njihet si hero i gjallë. Me vendimet e tij kishte bërë që NATO të fillojë bombardimet mbi ushtrinë e Serbisë dhe më vonë edhe hyrjen e trupave të KFOR-it./Fokusi.info/