E konfirmon Sveçla: Një 14 vjeçar është sulmuar në lagjen ” Kroi i Vitakut”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se një fëmijë i moshës 14-vjeçare është sulmuar sot në Mitrovicën e Veriut, në lagjen “Kroi i Vitakut”.

Sveçla, në një konferencë për media, sot ka thënë se fëmija ka pësuar lëndime trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Sapo më njoftuan, se rreth orës 14:00, një 14 vjeçar, banor i Kroit të Vitakut, është sulmuar nga grupe kriminale duke shkuar në lagjen ku banon.”

“Fëmija ka lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, policia është duke u angazhuar maksimalisht për zbardhjen e këtij rasti, dhe kam porosi për këta kriminelë, se do t’i shfrytëzojmë kapcitetet që ata të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë, që të jenë të përgjegjshëm ndaj këtyre akteve kriminale”, tha Sveçla.