E konfirmuar nga avokati: Radoiçiqi mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Milan Radoiçiq ka pranuar sot se ka qenë pjesë e grupit terrorist në sulmin e së dielës në Banjskë të Zveçanit.

Këtë e tha avokati i tij, Goran Petronijeviq, në emër të Milan Radoiçiqit.

“Unë Milan Radoiçiq për arsye të spekulimeve të shumta që janë paraqitur lajmëroj se më 24 shtator kam qenë në Banjskë. Arsyeja pse unë kam qenë atje është që ta largojmë terrorin ndaj popullit tonë”, i transmetoi fjalët e Radoiçiqit, avokati i tij.