E la për 2 orë e gjysmë fshatin pa ujë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë

Policia e Kosovës ia ka vënë prangat një personi të dyshuar për veprën penale “Vetëgjyqësi”, në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari dyshohet se e ndali ujin, duke i lënë banorët e fshatit për dy orë e gjysmë pa ujë.

Arrestimi i tij u bë paraditen e djeshme, rreth orës 11:00, por me vendim të prokurorit, ai u lirua në procedurë të rregullt.