Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Mund të ketë edhe riga shiu në Dukagjin, ndërsa në lindje kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore dhe me erëra jugore.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Reshje lokale shiu priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore priten intervale kohore me diell dhe ndonjë rigë e dobët shiu.

Të shtunën intensifikim i reshjeve të shiut sidomos në veri dhe jug të Shqipërisë. Pasdite reshje lokale shiu priten edhe në Kosovë. Vetëm në disa vise në Dukagjin pritet shi pak më intensiv.

Të dielen në tërë rajonin pritet të ketë intervale kohore me diell. Pasdite reshje të reja shiu. Në Shqipëri reshje të dendura shiu. Edhe në Dukagjin (perëndim dhe veriperëndim të Kosovës) gjatë mbrëmjes priten reshje intensive shiu. Në viset tjera reshje mesatare.

Nga e hëna ulje graduale e temperaturave. Mbrëmjen e së hënës priten reshje të reja shiu të cilat gjatë të martës mund të shndërrohen në reshje bore në viset tona kontinetale.