E moshuara ukrainase vret 8 ushtarë rusë duke i helmuar me tortë

Në Ukrainë ushtarët rusë kanë marrë shumë jetë njerëzish me sulmet e tyre të ashpra. Ndërkohë për t’u mbrojtur një grua e moshuar ukrainase mësohet se vrau 8 ushtarë rusë të uritur duke iu ofruar tortë të helmuar. Ngjarja u raportua nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, i cili bëri publike një përgjim mes një ushtari rus dhe partnerit të tij.

Ushtria ruse është në një situatë të komplikuar nga pikëpamja e furnizimeve, ndërsa shumë herë ushqehen tek ukrainasit. Ushtarët e uritur pranojnë ushqim edhe nga popullata vendase, ndonëse më pas i vrasin.