Burri i Albulena Haxhiut akuzon Thaçin se po tenton ta kapë shtetin përmes gjendjes së jashtëzakonshme

Burri i Albulena Haxhiut – ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Alban Krasniqi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, po tenton ta kapë shtetin përmes gjendjes së jashtëzakonshme.

“PDK-SHIK përmes Thaçit po tentojnë ta rikapin shtetin përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, ai ka thënë se deputetët mund ta rrëzojnë këtë skenar të PRONTO’s.

“Fatmirësisht deputetët me votën e tyre mund ta rrëzojnë këtë skenar të PRONTO-s”, shkruan Krasniqi.

Presidenti Thaçi, njoftoi se nesër do t’i dërgohet dekreti si propozim për gjendje të jashtëzakonshme Kuvendit të Kosovë.

Ky propozim erdhi pas mbledhjes së presidentit Thaçi me Këshillin e Sigurisë si masë parandaluese ndaj pandemisë së koronavirusit.