E pabesueshme: Ariu e hap derën e makinës si njeri (video)

Diana Sosa nga Gatlinburgu në shtetin federal amerikan Tenesi ka xhiruar një skenë shokuese. Ariu, njësoj si njeriu, e ka hapur derën e automobilit.

Ariu i është afruar automobilit të parkuar pranë shtëpisë dhe ka provuar të hyjë në të. Së pari ka dashur ta hapë derën e pasme, por pati ca probleme, por pa kurrëfarë mundimi e hapi të parën.

Pastaj ka hyrë brendë dhe e ka hulumtuar brendësinë e automobilit, sigurisht duke kërkuar ushqim.