Policia publikon fotot e dy personave të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e disa personave që po kërkohen si të dyshuar për vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë. 

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar foto të të dyshuarve, derisa ka kërkuar nga kushdo që ka informata që mund të çojnë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre.