E pabesueshme, VV citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesen që i çoi Gjykatës Kushtetuese

Avokati kosovar, Dastid Pallaska, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka cituar kushtetuën e Serbisë në kërkesën që i ka drejtuar të enjten Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rastin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit.

Pallaska thotë se partia që drejton Kurti ka cituar kushtetutën e Serbisë edhe përkundër faktit që aty Kosova konsiderohet si pjesë e Serbisë.

“E pabesueshme. Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”,  ka thënë Pallaska.

Statusi i plotë:

E pabesueshme.

Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë.”

Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast.

Është hera e parë që pas pavarësimit të vendit që në dokumente zyrtare nga bartës të funksioneve publike legjitimohet një dokument që e mohon shtetësinë e Kosovës!

E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!