E pazakontë për këtë kohë: Fundi i tetorit e gjen Shëngjinin të mbushur me pushues

Është 10 ditëshi i fundit i tetorit, por temperaturat e pazakonta kanë favorizuar të apasionuarit pas detit që të notojnë dhe marrin rreze. Të shumtë janë pushuesit në këtë fundjavë që kanë shfrytëzuar temperaturat e larta për t’u larë në det.

Bregdeti i Shëngjinit është frekuentuar jo vetëm nga vendasit, por edhe nga pushues nga Kosova dhe jo vetëm. Frekuentuesit thonë se janë ditë ideale për t’u futur në det dhe për të marrë rreze dielli, shkruan tch.

Më të kënaqur janë prindërit, pasi moti u ka dhënë mundësi fëmijëve për argëtim të shëndetshëm, larg qëndrimit para ekraneve të celularëve dhe internetit dhe pranë natyrës.