E rëndë/ Gjendet një grua e mbytur në lumin Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan. Sipas asaj që raportohet në media, dyshohet se një grua është mbytur në lumin Shkumbin.

Nga informacionet paraprake dyshohet se mbrëmjen e djeshme gruaja kishte dalë për të hedhur mbeturinat dhe nuk ishte kthyer më.

Familjarët kanë njoftuar policinë, ndërsa sot në ujërat e lumit Shkumbin është evidentuar një kufomë./ CNA.al