Arrestohet inspektori i ndërtimit në Komunën e Pejës

Njësiti i Krimeve Ekonomike në bashkëpunim më Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdon aksionin në Pejë. Bajram Muzlija, është i arrestuari i parë në këtë aksion.

Muzlija punon si inspektor i ndërtimit në Komunën e Pejës dhe dyshohet të jetë i përfshirë në keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Indeksonline.

Aksioni po vazhdon njëkohësisht edhe në Komunën e Istogut dhe të Klinës, ndërsa pritet të ketë edhe të arrestuar tjerë.